Një sportist indian i garave me buaj i cili është krahasuar me Usain Bolt refuzoi ftesën për tu bërë sprintier profesionist dhe të garojë në organizime ndërkombëtare.
Srinivas Gowda, 28 vjeç, theu rekordin e Kambalas, një sport ku pjesëmarrësit duhet të vrapojnë për 142 m përgjatë një fushe me baltë së bashku me buajt.
Sipas BBC ai e përfundoi garën për 13.42 sekonda ndërkohë që rekordi botëror i mbajtur nga Bolt për 100 m është 9.58 sekonda.
Fillimisht ai u bë i njohur në Indi e më pas në tërë botën ku videot e tij u shpërndanë në rrjet.
Ka pasur dhe një reagim të menjëhershëm nga shumë përdorues të cilët i kanë kërkuar institucioneve sportive botërore që t’i bëjnë një ofertë këtij sportisti.
Ministri i sporteve postoi në Twitter se qeveria i ka ofruar mundësinë atij që të trajnohet dhe të provojë aftësitë e tij në atletikë.
Por duket se Gowda është shprehur për BBC se nuk ka interes që të bëhet një sportiost profesionist. Ai nuk mund të garojë sepse ka dëmtuar këmbën gjatë garës me buaj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.