Tekniku i Tottenhamit, Jose Mourinho nuk pret që Son Heung-min të luajë pjesën tjetër të sezonit, pasi dëmtimi i tij është më i keq se sa pritej.
27-vjeçari, do të bëhet operacionin këtë javë, pasi ka thyer krahun gjatë fitores 3-2 ndaj Aston Villës, në të cilën shënoi dy herë, shkruan Reporteri.net.
Tottenham tashmë është pa sulmuesin “vrastar” Harry Kane, i cili u lëndua në janar.
Ndërkaq, tekniku, Mourinho beson se Son e ka përfunduar këtu sezonin, pasi lëndimi i tij është më i rëndë se që pritej.
“Nuk besoj që ai mund të rikthehet për pjesën e mbetur të sezonit,” tha Mourinho.
Mourinho shtoi: “Nëse ai luan dy ose tre ndeshje, atëherë kjo është për shkak se ai është shumë optimist, dhe shpresoj se ai ka të drejtë. Por, në mendjen time, unë nuk jam duke menduar për atë, pasi ai është lënduar rëndë”./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.