Liverpooli dhe Atletico Madridi takohen sonte me fillim nga ora 21:00, për të zhvilluar takimin e 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.
Siç raportojnë mediat në Angli, Klopp e ka gati të gjithë skuadrën të disponueshme për natën e sotme në stadiumin “Wanda Metropolitano”, shkruan Reporteri.net.
Pra, Klopp në skuadrën e tij ka vetëm dy lojtar të lënduar, është Xherdan Shaqriri dhe Nathaniel Clyne.
Shaqiri vuan nga mbingarkesa e muskujve, ndërkaq Clyne prej kohësh vuan nga një lëndim i gjurit.
Ndërsa nga ana tjetër, për Atleticon lajmi i mirë është rikthimi i sulmuesi Diego Costa, i cili është jashtë që nga nëntori me një dëmtim në shpinë.
Sidoqoftë, për Atleticon nuk do të paraqitet Joao Felix së bashku me Kieran Trippier dhe Hector Herrera./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.