×
  • Sport
  • Sport

    Lëndohet Edon Zhegrova – Mungon për ndeshjen e Evropa Ligës

    Reporteri
    19 Shkurt 2020 | 14:24

    Ylli kosovar është lënduar në stërvitje dhe nuk do të mundë ta ndihmojë Baselin në ndeshje me APOEL-in në Europa League nesër mbrëma.


    Edon Zhegrova po e kalon një formë të shkëlqyeshme kohëve të fundit.

    Mirëpo, një lajm i keq vjen nga Zvicra për mesfushorin kosovar.

    Në fakt, përfaqësuesi kosovar e ka pësuar së fundmi një lëndim në këmbën e majtë.

    Lajmin e ka bërë të ditur uebfaqja zyrtare e klubit të tij, Basel.

    “Messi i Kosovës” u lëndua në stërvitjen e fundit dhe do të mungojë në ndeshjen e nesërme ndaj APOEL-it në Europa League.

    Sidoqoftë, lëndimi i futbollistit prishtinas nuk është i rëndë dhe ai nuk e rrezikon paraqitjen me Përfaqësuesen e Kosovës në gjysmëfinale të “play-offit” të Ligës së Kombeve ndaj Maqedonisë së Veriut, e cila do të luhet më 26 mars në Shkup.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!