Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar grabitjen e sotme në Aeroportin e Rinasit.
Në një status në Facebook, Berisha shkruan se “bandat e partisë grabisin për së dyti miliona euro në pistën e avionëve të aeroportit më të pasigurtë në botë, pra të Rinasit.
Sipas tij, në momentin e marrjes së parave nga grabitësit, rojet e aeroportit nuk kanë reaguar.
“Grabitësit e armatosur morën të gjitha arkat nga mikrobuzi i blinduar që do ngarkoheshin në avion. Rojet e armatosura private që shoqëronin mikrobusin me arka me para dhe rojet e aeroportit bënë sehir”, shkruan Berisha.
Dhe këto para sipas tij, do të përdoren për fushatë elektorale.