Martin Braithwaite do të jetë një lojtar i ri i Barcelonës.
Klubi katalan ka informuar tashmë La Ligan për pagesën e 18 milionë euro të klauzolës së Braithwaite, i cili e kishte në kontratën me Leganes.
Danezi Braithwaite ka qenë në listën e gjerë të Barcelonës, që kërkonte edhe sulmuesit Ángel (Getafe), Lucas Pérez (Alavés), Roger Martí (Levante) dhe Loren Morón (Betis).
Braithwaite 28 vjeçar, në vitin 2017 ishte transferuar në Angli te Middelsbrough, tek e cila skuadër nuk la asnjë gjurmë, duke u huazuar fillimisht te Bordeaux, dhe pastaj te Leganes.
Transferimin e plotë te Leganes, danezi e ka realizuar në vitin 2019, dhe në 19 paraqitje ka shënuar 6 gola.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.