×
  • Sport
  • Sport

    Shqiptari i shpëton gjermanët, shënon gol vendimtar

    Reporteri
    20 Shkurt 2020 | 23:25

    Wolfsburgu ka shënuar fitore në ndeshjen e parë ndaj Malmos në 1/1 6 e finales në Ligën e Evropës.


    Në shtëpi ekipi gjerman e mposhti Malmon me rezultat prej 2 me 1, me golin vendimtar që e shënoi sulmuesi shqiptar, Admir Mehmedi.

    Ishin mysafirët ata që e nisën më mirë takimin duke kaluar në epërsi në minutën e 47 përmes Thelinit, i cili u tregua i saktë nga penaltia.

    Por, pas vetëm dy minutash vendasit barazuan shifrat përmes Brekalos, i cili realizoi nga një asistim i Otavios.

    Kurse golin e fitores e shënoi Admir Mehmedi duke shënuar në minutën e 62 pas asistimit nga Arnoldi.

    Ndeshja e kthimit zhvillohet më 27 shkurt.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!