×
  • Sport
  • Sport

    Futbolli në zi: Ndahet nga jeta në moshën 49 vjeçare trajneri kosovar

    Reporteri
    21 Shkurt 2020 | 10:18

    Gëzim Kaçaniku është ndarë nga jeta në moshën 49 vjeçare


    Kaçaniku ishte një ish-futbollist i shquar nga Mitrovica, ndërsa së fundi ai ishte edhe trajner i Trepçës, shkruan Reporteri.net

    Ky lajm preku të gjithë futbolldashësit të cilët po solidarizohen me familjen e Gëzim Kaçanikut.

    Kaçaniku u nda nga jeta pas një sëmundje nga e cila vuante viteve të fundit.

    Tashmë kanë filluar të vijnë edhe reagimet e klubeve kosovare, me Trepçën ’89, e cila ka ngushëlluar familjen e Kaçanikut, i cili ndryshe njihej edhe si KAQA.

    “Lajmi për ndarjen fizike nga ne na mërziti pa masë.

    Me rastin e ndarjes nga jeta e ish-futbollistit tonë Gëzim Kaqaniku KAQA Shprehim Ngushëllimet më të sinqerta Familjes dhe gjithë komunitet sportiv Mitrovicas.

    KAQO do të përkujtojm gjithmonë të buzëqeshur do të mbesin në kujtime ato batutat dhe humorin që gjithmone e ke sjellë në klub.

    I përjetshëm Kujtimi për Ty
    Me dhimbje: Kryesia e KF TREPÇA’89 FC
    Presidenti z. Abedin Zeka BEKI”, thuhet në njoftimin e Trepçës ’89. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!