×
  • Sport
  • Sport

    Haaland tregon se kush ishte idhulli i tij në fëmijëri

    Reporteri
    21 Shkurt 2020 | 10:59

    Erling Haaland është futbollisti për të cilin po flitet më së shumti kohëve të fundit


    Sulmuesi i talentuar u transferua nga Salzburg te Dortmund gjatë afatit kalimtar të janarit dhe menjëherë ka filluar të shkëlqejë te ‘Milionerët’, shkruan Reporteri.net

    Por, i preferuari i Haaland është një emër i çuditshëm ndoshta paksa. Ai është rritur duke shikuar Michu, ish-sulmuesin e Swanseas, që kishte shkëlqyer gjatë një edicioni në Preimer Ligë.

    “Modeli im ishte Michu. Më pëlqente ta shikoja duke luajtur atë të Sëansea. Ai luante me këmbën e majtë, ishte i gjatë dhe i saktë para golit,” ka thënë Haaland.

    Ndryshe, 19 vjeçari shënoi dy gola për Dortmundin në ndeshjen e parë të fazës së 1/16 kundër PSG-së në fitoren 2-1 të skuadrës gjermane. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!