Shkodran Mustafi ka kthyer besimin e tifozëve të Arsenalit, pas paraqitjeve të mira për skuadrën londineze.
Arsenali të enjten mbrëma fitoi 1:0 ndaj Olympiacosit në Greqi, ndërsa ish-reprezentuesi i Gjermanisë ka shfaqur stabilitet në qendër të mbrojtjes.
Për kohë të gjatë Mustafi është kritikuar ashpër nga tifozët e skuadrës. Por ai në javët e fundit po paraqitet mirë dhe tifozët kanë nisur ta përkrahin.
Mikel Arteta has performed a miracle and turned Shkodran Mustafi into a decent defender ???https://t.co/nA5bcpT6Ho
— Metro Sport (@Metro_Sport) February 21, 2020
Ai në ndeshjen e së enjtes kompletoi shumicën e pasimeve, ndërsa kontribuoi edhe në aksionin e golit. Ndërkohë ka fituar numrin më të madh të dueleve.
“Mustafi është mbrojtësi ynë më i mirë prej se Arteta mori drejtimin e skuadrës”, ka shkruar një tifoz i Arsenalit. Tifozë të tjerë kanë vlerësuar rolin e trajnerit Mikel Arteta në ringjalljen e ish-kampionit të botës, Mustafit.
“Me gjasë jo paraqitja jonë më e mirë. Por ishim të durueshëm dhe kthehemi në shtëpi me një fitore të rëndësishme”, ka shkruar Mustafi.
Granit Xhaka po ashtu ka kompletuar ndeshjen për Arsenalin. Dy shqiptarët janë ndëshkuar me kartona të verdhë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.