×
  • Sport
  • Sport

    Luan Krasniqi parashikon se kush do ta fitojë meçin Wilder-Fury

    Reporteri
    21 Shkurt 2020 | 15:32

    Luan Krasniqi beson se Tyson Fury do ta mposhtë Deontay Wilderin


    Wilder dhe Fury do të përballën këtë të shtunë në Las Vegas në meçin e vlefshëm për kategorinë e peshave të rëndë [ëBC], shkruan Reporteri.net

    Për këtë sfidë ka dhënë një parashikim edhe legjenda e boksit shqiptar, Luan Krasniqi, i cili beson në fitore të Furyt.

    “Unë mendoj se nuk ka meç më të madh në boks kohëve të fundit se sa ky. Jam i emocionuar para kësaj përballje,” ka thënë Krasniqi.

    “Jam i emocionuar dhe po besoj që do të jetë një fitore e Furyt. Për mua, ai është boksieri më i kompletuar,”. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!