×
  • Sport
  • Sport

    Klopp jep një lajm të katastrofal për Xherdan Shaqirin

    Reporteri
    21 Shkurt 2020 | 16:56

    Jurgen Klopp ka thënë se Xherdan Shaqiri nuk është as afër që të rikthehet në stërvitje


    Ylli nga Zhegra po përjeton njërin nga edicionet më të vështira në karrierë, ku po ka vazhdimisht probleme me lëndime, shkruan Reporteri.net

    Këtë edicion Shaqiri është aktivizuar shumë pak shkaku i lëndimeve.

    Dhe tani Jurgen Klopp ka bërë të ditur se Shaqa vazhdon të jetë i lënduar dhe se edhe për një kohë të gjatë ai pritet të jetë jashtë fushave të gjelbra.

    “Ende nuk është afër rikthimit në stërvitje”, u përgjigj Klopp kur u pyet për Shaqirin.

    “Asnjëherë nuk e kemi bërë, por kësaj here me siguri që nuk mundemi të bëjmë presion në të, sepse është padyshim e vështirë.

    “Pra, ne vetëm presim. Ai nuk është afër rikthimit në stërvitje,”.

    Ndryshe, Liverpooli ndeshjen e radhës e luan me West Hamin në kuadër të Premier Ligës. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!