×
  • Sport
  • Sport

    Pritjes i vjen fundi sot: Arbër Zeneli rikthehet në fushë pas një kohe të gjatë

    Reporteri
    22 Shkurt 2020 | 8:11

    Tani më është konfirmuar rikthimi i Arbër Zenelit pasi që ka munguar që një kohë të gjatë për shkak të lëndimit.


    E së fundmi që ai do të luajë e ka konfirmuar edhe trajneri i rezervistëve te Reims, Franck Chalençon.

    Chalençon ka thënë që Arbëri nuk do të luaj më shumë se një pjesë të lojës për shkak që ende është në procesin e shërimit.

    “Arbëri nuk do të luaj më shumë se një pjesë të lojës. Në procesin e shërimit, gjithmonë duhet të shkosh ngadalë’, ka thënë ai.

    Zeneli sot pritet të luaj në disa minuta në ndeshjen kundër Schiltigheim kurse rikthimi i tij është një lajm mjaftë i mirë edhe për Kosovën për ndeshjen e marsit kundër Maqedonisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!