×
  • Sport
  • Sport

    Albin Kurti reagon për rastin e futbollistit serb Ilija Ivic

    Reporteri
    22 Shkurt 2020 | 15:44

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar në lidhje me rastin e futbollistit serb në Kosovë, Ilija Ivic, prindërit e të cilit u larguan nga puna në Graçanicë pas vendimit të tij që të luajë për ekipin Kombëtar të Kosovës, për grupmoshat U21.


    Kurti përmes një postimi në Twitter ka thënë që ndarjet e tilla të influencuara nga Beogradi nuk i bëjnë dobi askujt dhe se Ilic duhet të lihet i lirë të zgjedhë vetë ku të luajë.

    Ilija Ivic është një futbollist serb, por që ka lind dhe është rritur në Kosovë.

    Futbollisti i talentuar prej tri vitesh është pjesë e klubit kryeqytetas KF Flamurtari, ku këtë vit është angazhuar në juniorët dhe ka ndeshje edhe me ekipin e parë.

    Për këtë akt të serbëve ka reaguar ashpër edhe Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!