×
  • Sport
  • Sport

    Të gjithë po e vrasin mendjen: Kur do ta shohim tani meçin Fury-Joshua?

    Reporteri
    23 Shkurt 2020 | 7:36

    Tyson Fury e ka mposhtur me nokaut teknik Deontay Wilderin dhe tani është kampion i peshave të rënda në divizionin WBC


    ‘Gipsy King’ e shkatërroi Wilderin në meçin e zhvilluar në AMG Arena të Las Vegasit, shkruan Reporteri.net

    Fury e rrëzoi dy herë Wilderin në raundin e tretë dhe të pestë, para se gjyqtari ta ndalte meçin në raundin e shtatë pasi trajneri i amerikanit hodhi peshqirin në tokë.

    Dhe tani të gjithë adhuruesit e boksit janë të interesuar se kur do të ndodhë meçi ndërmjet Joshuas dhe Furyt.

    Promotori i Joshuas, Eddie Hearn ka bërë të ditur se një meç i tillë mund të ndodhë gjatë këtij viti, saktësisht në verë.

    “Nuk ka nevojë për meçin e tretë. Joshua e do këtë luftë (me Fury) dhe kjo do të ndodhë këtë vit” ka thënë Hearn. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!