×
  • Sport
  • Sport

    LAJMI FUNDIT: Deontay Wilder përfundon në spital pas goditjeve që mori nga Tyson Fury

    Reporteri
    23 Shkurt 2020 | 8:04

    Deontay Wilder është dërguar menjëherë në spital pas humbjes nga Tyson Fury dhe kështu nuk do të marrë pjesë në konferencën për media


    Fury e ka mposhtur Wilderin në AMG Arena të Las Vegasit në një përballje të dominuar tërësisht nga britaniku, shkruan Reporteri.net

    Gipsy King e rrëzoi dy herë Wilderin në raundin e tretë dhe të pestë, para se gjyqtari ta ndalte sfidën në raundin e shtatë.

    Ndërkaq, amerikani menjëherë pas meçit ka marrë rrugë për në spital dhe kështu nuk do të mund të paraqitet në konferencën për media e cila do të mbahet pas pak.

    Kujtojmë që Wilder ka marrë goditje të rënda sot gjatë tërë meçit nga Fury./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!