×
  • Sport
  • Sport

    Publikohen vlerësimet e gjyqtarëve – Fury “përbindëshi” i meçit

    Reporteri
    23 Shkurt 2020 | 10:58

    Deontay Wilder sot u njoftua me humbjen e parë në karrierë.


    Tyson Fury e mposhti boksierin amerikan në AMG Arena të Las Vegasit dhe kështu tani ai është kampion i ri i peshave të rënda në divizionin WBC.

    Gipsy King dominoi tërë meçin duke e rrëzuar dy herë Wilderin në raundin e tretë dhe të pestë, para se gjyqtari ta ndalonte sfidën në raundin e shtatë.

    E pas përfundimit të këtij meçi janë bërë publike edhe vlerësimet e gjytarëve deri në raundin e shtatë ku shihet dominimi absolut i Tyson Furyt.

    Vetëm në një rast, në raundin e dytë, ‘juria blu’ Glenn Feldmann ka dhënë avantazh për Deontay Wilder. Të gjitha vlerësimet tjera kishin shkuar në favor të Fury.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!