×
  • Sport
  • Sport

    Brenda festës së Tyson Furyt, pas fitores spektakolare ndaj Wilderit

    Reporteri
    23 Shkurt 2020 | 23:23

    Tyson Fury ka organizuar një festë të madhe, pasi triumfit ndaj Deontay Wilderit me nokaut në Las Vegas.


    Gypsy King u rikthye në majat e boksit, duke fituar nga amerikanit, por edhe duke i marrë titullin WBC në peshat e rënda.

    Britaniku shpërtheu në mëngjesin e sotëm në MGM Arena, duke e dominuar takimin nga fillimi e deri në raundit e shtatë, aty ku gjyqtari u detyrua ta ndërpriste rimeçin.

    Pas kësaj ngjarje të madhe, Fury organizoi një festë të madhe për stafin dhe miqtë e tij, e që nga aty nuk munguan edhe fotografi.

    Kujtojmë se britaniku dhe amerikani kanë një marrëveshje për të zhvilluar përballjen e tretë, mirëpo në anën tjetër pret edhe Anthony Joshua, që dëshiron t’i fitojë të gjithë titujt e kampionit të botës në peshat e rënda.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!