Granit Xhaka si duket i ka lënë prapa problemet që e shoqëruan gjatë këtij sezonit, sidomos nën drejtimin e Emeryt.
Ylli shqiptar ka pasur probleme me tifozët pasi është fishkëlluar gjatë një ndeshjeje kundër Crystal Palacet, shkruan Indeksonline.
Ardhja e Mikel Artetasit e ka stabilizuar mesfushorin dhe tani i është rikthyer normalitetit dhe formës së mirë që e karakterizonte gjithmonë.
“Javët e kaluara kanë qenë shumë intensive. Bisedimet me trajnerin e ri ishin të shkëlqyera! Kushdo që më njeh e di se unë gjithmonë e shtyj veten deri në kufi. Për klubin, tifozët dhe për familjen time! Le të ecim përpara Gunners“, ka shkruar Xhaka në Facebook.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.