×
  • Sport
  • Sport

    Derbi i Superligës zhvillohet në “Fadil Vokrri”, biletat me çmim të arsyeshëm

    Reporteri
    24 Shkurt 2020 | 14:21

    Prishtina dhe Ballkani është derbi i javës 20 në IPKO Superligën e Kosovës në futboll.


    Takimi që luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet, zhvillohet të shtunën me fillim prej orës 17:00.

    Çmimet e biletave janë 2 euro në Lindje, 3 euro në Perëndim dhe 5 euro VIP, njofton Prishtina.

    “Nuk ka bileta falas. Çmimi i biletave për toke: 2€ (lindje), 3€ (perëndim), 5€ (VIP)”, thuhet në njoftimin e klubit.

    Eja përkrahe klubin e zemrës

    Ballkani është lider i Superligës, ndërsa Prishtina e treta.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!