Janë mbyllur ndeshjet e Ligës së Kampionëve.
Bayerni ka deklasuar Chelsean në “Stamford Bridge”, pasi e ka mposhtur ekipin anglez me rezultatin e thellë 0:3 në takimin e parë të fazës së eliminimit në Ligën e Kampionëve.
Pjesa e parë mbaroi me rezultatin e barabartë 0-0, kurse në të dytën, Bayerni “shpërtheu” me tre gola.
Gnabry realizoi dy gola të shpejtë në minutat 51 dhe 52, kurse Lewandowski vulosi fitoren e bavarezëve në minutën e 76’të.
Chelsea e mbylli ndeshjen me 10 lojtarë, pasi Alonso u ndëshkua me të kuq.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.