×
  • Sport
  • Sport

    Real – City, formacionet e mundshme të super-sfidës në Champions

    Reporteri
    26 Shkurt 2020 | 9:46

    Real Madridi dhe Manchester City do të ndeshen sonte (e mërkurë) në mbrëmje në kuadër të 1/16-tës në Ligën e Kampionëve.


    Mbretërit janë nikoqir të Qytetarëve në takimin e parë të vlefshëm të fazës së eliminimit direkt, takim që zhvillohet nga ora 21:00 në “Santiago Bernabeu”.

    Ky takim pritet me bujë të madhe pasi llogaritet si njëra nga ndeshjet më të forta të kësaj faze.

    Reali vjen në këtë ndeshje me disa mungesa të theksuara, ku më e madhja llogaritet Eden Hazard, ndërsa te City vazhdon të mungojë Leroy Sane.

    Megjithatë, sikurse Zidane, ashtu edhe Guardiola pritet të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

    Formacionet e mundshme:

    Real Madrid (4-3-3): Courtois; Carvajal, Varane, Ramos, Mendy; Valverde, Casemiro, Kroos; Bale, Benzema, Isco

    Man City (4-3-3): Ederson; Walker, Fernandinho, Laporte, Mendy; De Bruyne, Rodrigo, David Silva; Mahrez, Aguero, Sterling

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!