Ballkani nga Suhareka është duke kaluar një sezon fantastik deri tani në Superligën e Kosovës në futboll
Skuadra e udhëhequr nga Ismet Munishi është në vendin e parë në tabelë me 40 pikë pas 19 xhirove, raporton Reporteri.net
Ballkani gëzon formë të lartë në ndeshjet kur luan në shtëpi, ku nga 10 ndeshje ka 9 fitore dhe vetëm 1 barazim.
Skuadra simpatike nga Suhareka ka bërë një ndryshim te pjesa e tribunave.
Tashmë një pjesë është e rrethuar dhe janë vendosur disa ulëse siç mund të shihen në fotot e mëposhtme.
Aty zakonisht qëndrojnë drejtuesit e klubit vendas, por edhe ata të skuadrave mysafire që vijnë për të zhvilluar ndeshje në këtë stadium.
Ndryshe, këtë fundjavë Ballkani do të përballet me Prishtinën në derbin e javës së 20-të në Superligën e Kosovës. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.