Skuadra e Liverpoolit po vazhdon të shkëlqej në Premierligë, ku tashmë ka zhvilluar 27 takim dhe ka 26 fitore.
Klopp nuk po vuan shumë me mungesën e lojtarëve, por tekniku gjerman ka vendosur të tregoi se pse nuk e ka ende në skuadër, Xherdan Shaqirin, shkruan Reporteri.net.
Gjermani tha se Shaqiri duhet të rikuperohet plotësisht, dhe se skuadra nuk po i bën atij presion, madje ai tha se klubi po ia përcjellë gjendjen atij.
“Ende nuk është gati për t’u trajnuar me ekipin e Liverpoolit”, shpjegoi Jurgen Klopp kur u pyet për gjendjen e Shaqirit.
“Nuk duhet të bëjmë presion për rikthimin e tij. Pra, ne vetëm duhet të presim. Ai nuk është afër për t’u stërvitur”, përfundoi ai.
Kujtojmë se “majtaku” kosovar nuk është paraqitur me “The Reds” që nga fillimi i janarit, pasi nga klubi u raportua se ai kishte mbingarkesë të muskujve./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.