×
  • Lajme
  • Lajme

    Amerika ia konfirmon Thaçit mbështetjen për FSK-në dhe për dialogun me Serbinë

    Reporteri
    26 Shkurt 2020 | 22:11

    Zëvendëssekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, David Norquist, ka folur pas takimit me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.


    Thaci ka vizituar SHBA-në, dhe atje është pritur edhe nga Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo.

    Ishte një nder që të takohem me Presidentin Hashim Thaçi në Pentagon”, thotë Norquist.

    Departamenti i Mbrojtjes vazhdon të mbështesë zhvillimin e FSK-së dhe përpjekjet që të normalizohen marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë”, ka shtuar ai në rrjetin social Twitter.

    Ndërkohë, Thaçi pas takimit me Pompeon tha se Kosova është e bekuar pasi ka ndihmën e SHBA’së për vazhdimin e rrugës Euro-Atlantike dhe krijimin e ushtrisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!