×
  • Sport
  • Sport

    Si një ndeshje futbolli ndryshoi raportet mes Izraelit dhe Gjermanisë

    Reporteri
    27 Shkurt 2020 | 8:25

    Ishte viti 1970. Yakov ishte 13-vjeçar dhe jetonte në një zonë të Tel-Avivit, kur një ekip i madh nga Evropa kishte ardhur për të luajtur një ndeshje miqësore kundër Përfaqësueses së Izraelit.


    Si adhurues i devotshëm futbolli, Yakov ishte shumë i emocionuar me faktin se do t’i shihte nga afër disa prej idhujve të tij, emrat e të cilëve i dinte vetëm prej gazetave. Por, kishte një problem. Ai ekip i madh ishte nga Gjermania – Borussia Moenchengladbachu.

    Edhe pse Izraeli e Gjermania kishin krijuar marrëdhënie diplomatike pesë vjet para kësaj ndeshjeje, shumë izraelitë e shihnin këtë vend si një armik. Holokausti ishte i freskët në kujtimet e shumicës në këtë vend të ri. Pati protesta dhe u bë edhe një përpjekje për të vendosur një pajisje shpërthyese në Ministrinë e Jashtme të Izraelit, me moton që të anulohet miqësorja e paralajmëruar. Për shumë izraelitë, shteti i tyre nuk duhet të kishte ndonjë formë bashkëpunimi me vendin përgjegjës për gjenocidin e gjashtë milionë njerëzve të tyre, përkundër përpjekjeve të Gjermanisë për të krijuar marrëdhënie me shtetin hebre.

    “Më kujtohet kur shkova te kushërinjtë në Tel-Aviv dhe në radio dëgjuam se Gjermania humbi nga Anglia në botërorin e vitit 1966. Ky lajm e gëzoi shumë babanë tim dhe unë e pyeta se për çka po feston. Ai më tha se gjëja më e rëndësishme që gjermanët të mos fitonin dhe më sugjeroi që edhe unë t’i gëzohesha asaj humbjeje”, kujton Yakov.

    Kështu që ideja e Yakovit për të qenë i pranishëm në një ndeshje ku luante një ekip gjerman ishte temë e diskutimeve të nxehta në shtëpinë e tij. Familja e babait të tij, nga Polonia, u vranë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!