×
  • Lajme
  • Lajme

    Një ditë pasi publikoi marrëveshjen “sekrete” të Thaçit, Kurti takohet me komandantin e KFOR-it

    Reporteri
    27 Shkurt 2020 | 9:56

    Ashtu siç paralajmëroi dje në një konferencë për media, kryeministri Albin Kurti, ka pritur në takim komandantin e KFOR-it, Michele Risi.


    Ky takim vije pasi Kurti dje tha se presidenti Hashim Thaçi, sa ishte në krye të Qeverisë e ka fshehur marrëveshjen e nënshkruar me Serbinë në vitin 2013 të nënshkruar me Sekretarin e Përgjithshëm të atëhershëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen e cila sipas tij thotë se trupat e FSK-së nuk mund të futen në veri pa lejen e KFOR-it.

    Kurti ka sqaruar ka njoftuar kryetare e Kuvendit, Vjosa Osmani për marrëveshjen “sekrete” të ish-kryeministrit Hashim Thaçi, presidentit aktual.

    Kurti ka deklaruar se pas pranimit zyrtar të detyrës së kryeministrit “ka kërkuar nga stafi i Zyrës së Kryeministrit që, pa vonesë, të analizojë përmbajtjen e kësaj marrëveshjeje sekrete, si dhe implikimet e saj kushtetuese, përkatësisht në lidhje me kërkesat kushtetuese të përcaktuara me nenin 20 (Bartja e Sovranitetit), nenin 18 (Ratifikimi i Marrëveshjeve Ndërkombëtare) dhe nenin 91 (Shkarkimi i Presidentit)”.

    Kurti dje në konferencë tha se letrën ia ka dhënë një zyrtar i NATO-s por nuk bëri të ditur emrin e tij. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!