×
  • Lajme
  • Lajme

    Qerim Kelmendi që u ekzekutua mbrëmë ishte luftëtar i UÇK-së

    Reporteri
    27 Shkurt 2020 | 10:05

    Një vrasje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Pejës mbrëmë pas mesnate.


    Policia e Kosovës për Reporterin ka konfirmuar se një trup i pajetë është gjendur i djegur brenda një veture në fshatin Zahaq të Pejës.

    Edhe pse policia nuk jep as inicialet e personit dhe as nuk e cilëson si vrasje, media të ndryshme raportojnë se trupi që është djegur brenda veturës është i Qerim Kelmendit, vëllaut të Ibrahim Kelmendit që njihet si një prej drejtuesve të Lëvizjes Popullore të Kosovës.

    Këtë e ka konfirmuar edhe nipi i tij, Ali Kelmendi i cili ka thënë se trupi i axhës së tij është gjetur totalisht i djegur.

    Kelmendi ka qenë luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i cili ka luftuar përkrah Ilir Konushevcit, Ardian Krasniqit, Ramush e Daut Haradinaj e Rexhep Selimit.

    Deri tani ende nuk ka informacione për motivet e kësaj vrasje.

    Nga informacionet e para, Kelmendi është gjetur i djegur në veturën e tij në fshatin Llabjan të Pejës.

    https://www.facebook.com/ibrahim.kelmendi.35/posts/1111851235833061

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!