Një vrasje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Pejës mbrëmë pas mesnate.
Policia e Kosovës për Reporterin ka konfirmuar se një trup i pajetë është gjendur i djegur brenda një veture në fshatin Zahaq të Pejës.
I vrari sot në Pejë është Qerim Kelmendi, vëllai i Ibrahim Kelmendi, anëtar i ish Lëvizjes Popullore të Kosovës.
Kelmendi ka qenë luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i cili ka luftuar përkrah Ilir Konushevcit, Ardian Krasniqit, Ramush e Daut Haradinaj e Rexhep Selimit.
Deri tani ende nuk ka informacione për motivet e kësaj vrasje.
Nga informacionet e para, Kelmendi është gjetur i djegur në veturën e tij në fshatin Llabjan të Pejës.
Në postimin e fundit të Kelmendit në rrjetin social në Facebook, ai kishte thënë që urrehet nga mijëra shqiptarë.
Këtë postim e ka bërë në mbrojtje të ish-luftëtarit tjetër Nasim Haradinajt, pasi ky i fundit e kishte quajtur ish-Presidentin e Kosovës, tradhtar.
“Po, Smajl Haradinaj e Nasim Haradinaj janë Tradhtarë, sepse ishin pakic, ishin kundër Serbisë, luftuan kundër Serbisë dhe shumicēs shqiptare ! Edhe Unë jam tradhtarē si Smajl Haradinaj dhe Nasim Haradinaj, sepse, njësoj si ta, jam i urryer nga mijra shqiptarë !”, pati shkruar Qerim Kelmendi. /Reporteri.net
https://www.facebook.com/qerim.kelmendi/posts/2930200910379318