Deontay Wilder pritet ta shkarkojë trajnerin, i cili hodhi peshqirin dhe bëri që gjyqtari ta ndërpriste meçin me Tyson Furyn
Të shtunën e kaluar Bomber Bronze u mposhtë nga Gipsy King në meçin e zhvilluar në Las Vegas, shkruan Reporteri.net
Fury e rrëzoi Wilderin dy herë në raundin e tretë dhe të pestë, para se gjyqtari ta ndalte sfidën në raundin e shtatë, pasi njëri nga trajnerët e amerikanit hodhi peshqirin në shenjë dorëzimi.
Deontay Wilder sacks trainer for throwing in towel against Fury, says he ‘gave up too early’ |More here: https://t.co/qRuUDejS8E #CitiSports
— Citi Sports (@CitiSportsGHA) February 27, 2020
Kjo hedhje e peshqirit nuk i ka pëlqyer fare Wilderit, i cili u pa tejet i frustruar me gjyqtarin kryesor, ndërsa trajnerin që e ka bërë një gjest të tillë pritet që ta shkarkojë.
“E kuptoj se ai kishte menduar vetëm më të mirë për mua dhe kishte menduar se ndoshta ka bërë gjënë e duhur në atë moment, por për mua boksi është jeta ime dhe ai duhet t’i kuptojë dëshirat e mija,” ka thënë Wilder.
“Jam shumë i dëshpëruar me atë gjë, pasi kam biseduar disa herë me Mark dhe nuk është emocionale. Nuk është gjë emocionale, është gjë principe. Kjo gjë është diskutuar edhe vite më parë dhe nuk ka ndodhur. E kam thënë si luftëtarë, si kampion, si lider, si një rregull, dua të vazhdojë në kokën time,”. /Reporteri.net/
Wilders team throw the towel in round 7 Tyson Fury is now the WBC & Ring Magazine heavyweight championship of the world’ #WilderFury2 ???? pic.twitter.com/hRKa0yvaHb
— BOXING CORNER 2️⃣4️⃣/7️⃣ (@boxingcorner247) February 23, 2020