×
  • Lajme
  • Lajme

    OVL e UÇK-së, kërkon zbardhjen e vrasjes së Qerim Kelmendit

    Reporteri
    27 Shkurt 2020 | 10:56

    Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar ashpër në lidhje me vrasjen e pastaj djegien e luftëtarit të orëve të para të luftës së UÇK-së Qerim Kelmendi.


    “Vrasja e bashkëluftëtarit tonë është një lajm shumë i dhimbshëm për ne.

    Kërkojmë nga organet e drejtësisë, që sa më shpejt ta zbulojnë këtë krim dhe përgjegjësit të marrin dënimin e merituar.

    Kur vriten luftëtarët e lirë në kohë paqeje e në mënyrë makabre, vritet liria.

    Ngushëllime familjes dhe shokëve të tij!”, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!