×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi takon Engelin: Me SHBA-në si partner, s’ka pengesë që e ndalë rrugëtimin e Kosovës

    Reporteri
    27 Shkurt 2020 | 11:01

    Pas takimeve zyrtare shumë të rëndësishme, Thaçi ka takuar sot edhe kongresistin, Eliot Engel, një nga politikanët amerikanë që me dekada radhazi përkrahu çlirimin, pavarësinë dhe funksionalizimin e shtetit të Kosovës.


    Thaçi tha se çdoherë që takohet me Engelin, bashkë kujtojnë të kaluarën dhe flasin për të ardhmen, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i tij:

    Kongresisti Eliot Engel është një prej politikanëve amerikanë, që me dekada të tëra e ka përkrahur çlirimin, pavarësinë dhe funksionalizimin e shtetit të Kosovës.

    Edhe tani si Kryesues i Komitetit për Politikë të Jashtme pandalshëm po jep kontribut tejet të çmuar për ndërkombëtarizimin dhe fuqizimin e Republikës së Kosovës gjithandej botës. Sa herë që takohem me kongresistin Engel, së bashku e kujtojmë të kaluarën dhe flasim për të ardhmen.

    Dhe, me SHBA-në si partner strategjik, nuk ka pengesë që mund ta ndalë rrugëtimin e Republikës së Kosovës drejt integrimit evroatlantik. HTH

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!