×
  • Lajme
  • Lajme

    Reagon Ramush Haradinaj: Të zbardhet sa më shpejtë vrasja e Qerim Kelmendit

    Reporteri
    27 Shkurt 2020 | 11:16

    Për vrasjen e Qerim Kelmendit, ka reaguar edhe ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.


    Haradinaj, ka kërkuar nga organet e drejtësisë që ky rast të zbardhet sa më shpejtë.

    “Sot me pikëllim morëm lajmin për vrasjen e bashkëluftëtarit të orëve të hershme të UÇK-së Qerim Kelmendi. Familjes dhe bashkëluftëtarëve u shprehi ngushëllimet e sinqerta. Iu bëj thirrje organeve të drejtësisë që sa më shpejtë të zbardhin rastin”, shkruan Haradinaj.

    Vrasja e Qerim Kelmendit ka ndodhur në mesnatë. Ai është gjetur i djegur në veturë. I ndjeri ishte.

    Kelmendi ka qenë luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i cili ka luftuar përkrah Ilir Konushevcit, Ardian Krasniqit, Ramush e Daut Haradinaj e Rexhep Selimit. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!