×
  • Lajme
  • Lajme

    Kush është personi që e njoftoi policinë për vrasjen e Qerim Kelmendit

    Reporteri
    27 Shkurt 2020 | 12:24

    Qerim Kelmendi, ish-ushtar i UÇK-së, është personi që u gjet i vrarë sot në orët e para të mëngjesit, në Zahaq të Pejës.


    Sipas Policisë së Kosovës, Kelmendi së pari ishte vrarë e pastaj djegur në veturë e tij, kurse trupi i është gjetur i karbonizuar.

    Por kush e njoftoi policinë në lidhje me rastin?

    Ishte, Xhevdet Kelmendi fqiu i Qerimit – ai i cili e njoftoi policinë e Kosovës pas krismave që kishte dëgjuar. Ai ka theksuar se me tashmë të ndjerin ka pasur raporte të mira.

    I njëjti për Express ka deklaruar se rreth orës 01:20 e ka njoftuar rastin në Polici.

    Policia e Kosovës, fillimisht ishte lajmëruar për një veturë të djegur, në fshatin Zahaq të Pejës. Por, gjatë kohës derisa zjarrfikësit ishin duke lokalizuar zjarrin në brendësi të veturës është vërejtur një person (viktimë mashkull) trup i karbonizuar.

    “Gjatë kohës derisa zjarrfikësit ishin duke lokalizuar zjarrin në brendësi të veturës është vërejtur një person (viktimë mashkull) trup i karbonizuar. Vendit të ngjarjes i janë përgjigjur njësitet relevante të sektorit rajonal të hetimeve, njësiti K9, si dhe prokurori i shtetit dhe ekipi mjekësor, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Gjatë shikimit të vendit të ngjarjes është konstatuar se vetura e djegur është e tipit VË Passat me targa vendore”, thuhet në komunikatë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!