×
  • Lajme
  • Lajme

    Qerim Kelmendi thoshte se Rugova u ka shërbyer interesave të Serbisë

    Reporteri
    27 Shkurt 2020 | 12:40

    Qerim Kelmendi, ish-ushtar i UÇK-së, është personi që u gjet i vrarë sot në orët e para të mëngjesit, në Zahaq të Pejës.


    Sipas Policisë së Kosovës, Kelmendi së pari ishte vrarë e pastaj djegur në veturën e tij, kurse trupi i është gjetur i karbonizuar.

    Ndaj vrasjes së Qerimit  që ishte ndër pjesëtarët e parë të UÇK-së ka reaguar OVL e UÇK-së, e cila kërkon zbardhjen e këtij rasti të rëndë.

    Kelmendi që ishte bashkëluftëtar i disa prej figurave kyçe të UÇK-së, pas luftës kishte folur edhe për Ibrahim Rugovën, për të cilin kishte thënë se u ka shërbyer interesave të Serbisë, për çka sipas tij ishte urryer nga pjesëtarët e UÇK-së.

    Madje ky fakt, sipas Kelmendit duhej të shërbente si fakt për të gjithë anëtarët e LDK-së që i kishin falur besimin e tyre Rugovës, që sipas tij ishte besim i pamerituar.

    Ky ishte postimi i vitit 2016 nga Qerim Kelmendi për Ibrahim Rugovën:

    E keni shkruar mbrapshtë, sepse duhet ta shkruani UÇK-isti Qerim Kelmendi, e jo LPK-ist Qerim Kelmendi, por pak rendesi ka, sepse u`a kemi mesuar trikat e hilet !
    Te pakten ushtroni nje respekt minimal, sepse kam patur fatin te jem ushtari i pare i UÇK, si i plagusori i parë ne akcion, dhe ne gjithe historine e UÇK, gjaku im e ka sterpikur me se pari rrugen e shenjet te UÇK.
    Gjithe pjestaret e UÇK-se, nuk e kane urrejtur Ibrahim Rugoven si Kryetar te LDK, por e kane urrejtur, sepse e kane patur te qarte se ai po i sherben Serbise me te gjitha veprimet e tija, andaj mos llomotitni dhe mos i bini Defit mbrapshtë .
    Mos mendoni, se si fundrrina titiste qe jeni, u ka ardhe dita ta mbysni per se gjalli, kedo qe nuk mendon si titist dhe si rankoviqist.
    Une e kam shkruajtur qe vite e vite kete fakt, ndersa ju u kujtuat ta shkruanit tek tani, sepse konsideroni se jeni ne ofenziv dhe me luften speciale qe keni zhvilluar per vite me radhe, e keni perqare dhe e keni shkatrruar njeriun atëdhetarë .
    Ky fakt duhet tu sherbeje si reflektim, per gjithe ata antare te LDK, te cilet ja kane falur besimin e tyre nje adrese, qe se ka meritue.
    Ju nuk jeni fajtor e as mekatar, nese keni besue ne diqka qe juve u eshte dukur e drejte…!
    Me respekt, Qerim Kelmendi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!