×
  • Lajme
  • Lajme

    “I zunë pritën pastaj e ekzekutuan”, vëllai Osmani flet për vrasjen e Qerimit

    Reporteri
    27 Shkurt 2020 | 12:43

    Në orët e para të mëngjesit të sotëm është gjetur i vdekur ish-ushtari i UÇK-së, Qerim Kelemendi.


    Kelemendi dyshohet se është vrarë dhe më pas edhe djegur në makinën e tij në një rrugë në Zahaq të Pejës.

    Për këtë rast të rëndë ka folur Osmani vëllai i Qerimit tashmë të ndjerë, i cili thotë se vëllat të tij i është bërë pritë dhe më pas është ekzekutuar.

    “Ka ndodhur diku pas orës 01:25, këtu afër shtëpisë, një pritë mirë e përgatitur, e kanë ekzekutuar një herë dhe më pas djeg makinën”, ka thënë Osmani.

    Ai thotë se vëllai i tij ka dalë i lirë për t’u shëtitur rrugëve të Kosovës. /Reporteri.net/.

    Kurse Ibrahim Kelmendi, vëllau i tjetër i Qerimit thotë se vëlluan ja ka vrarë BIA serbe. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!