×
  • Lajme
  • Lajme

    Zv.komandanti i policisë në Pejë, flet për vrasjen e Qerim Kelmendit

    Reporteri
    27 Shkurt 2020 | 13:14

    Policia ka dhënë detaje për vrasjen e Qerim Kelmendit, ish ushtar i UÇK-së, i cili u gjet i vdekur sot në orët e para të mëngjesit, në Zahaq të Pejës.


    Policia e Pejës nuk e ka konfirmuar identitetin e viktimës duke thënë se  janë në pritje të raportit të institutit mjeko-ligjor, shkruan Reporteri.

    Policia ka konfirmuar informacionet paraprake se trupi i pajetë i viktimës  është gjetur i djegur brenda një veture.

    Ata kanë thënë se dyshohet se Kelmendi së pari është vrarë me armë zjarri, teksa më pas është djegur brenda veturës.

    “Për momentin nuk kemi diçka në këtë drejtim përpos që ka pasë të shtëna me armë të zjarrit, nga çka personi në fjalë ka ndërruar jetë”, ka thënë zv.komandanti i Policisë për Rajonin e Pejës, Veton Elshani./Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!