Real Madridi beson se mund ta joshë Mohamed Salah, që ta lërë Liverpool për një marrëveshje prej 126 milionë euro.
Të paktën kështu pretendon “El Desmarque”, një media pranë klubit të bardhë. Sulmuesi egjiptian ka qenë prej kohësh i lidhur me “Los Blancos”. Në “Santiago Bernabeu”, atë e shohin si një alternativë më të lirë se ylli i PSG, Kylian Mbappe.
Futbollisti në fjalë, që nga shkuarja te Liverpool, ka qenë shtyllë kryesore në ekip. Megjithatë, tifozët e kuq nuk e vlerësojnë ende atë si lojtarët e tjerë të shkëlqyeshëm të klubit britanik.
Kjo u theksua nga Jamie Carragher dhe Gary Neville në televizionin anglez. Ata besojnë se egjiptiani nuk trajtohet ashtu si duhet, është nënvlerësuar dhe ky mund të jetë shkak për një “arratisje” të mundshme te Real Madridi, ose Barcelona.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.