×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas paraqitjes së mbrëmshme reagon Dastid Pallaska, i quan fundërrina militantët e VV-së

    Reporteri
    27 Shkurt 2020 | 13:50

    Avokati Dastid Pallaska, ka reaguar ndaj atyre që e kritikuan për paraqitjen e tij në një emision televiziv ku komentonte,  siç e cilësoi kryeministri Kurti  “marrëveshjen sekrete” të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, për moslejimin e FSK-së në veri të vendit.


    Pallaska i ka quajtur fundërrina ata që e kanë kritikuar në rrjetet sociale. Ai ka thënë se të tillët ende nuk e kanë shijuar betejën e vërtetë me njerëzit e lirë të këtij vendi, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i plotë:

    Fundërrinat dalin në sipërfaqe pas vërshimeve.

    Mbrëmë duket se kishte një “vërshim” në “drejtorinë e këmishëzinjve virtual” të partisë në pushtet.

    Kjo e shpjegon zbrazjen dhe shpërndarjen e pakontrolluar të “fundërrinave” në rrjete sociale mbrëmë vonë dhe sot.

    Duket se kanë menduar se – pas diskreditimit të PAN-it – e kanë “çliruar” Kosovën edhe nga opozita.

    Sa gabim janë!

    Ende nuk e kanë shijuar betejën e vërtetë me njerëzit e lirë të këtij vendi.

    Me militantë të verbër nuk debatoj, jo vetëm pse nuk i respektoj.

    Është e panevojshme të debatohet me dikë që nuk mendon me kokën e vet.

    Nëse këmishëzinjt dëshirojnë debat, i ftoj t’iu kërkojnë shefave të vet politikë që t’i përgjigjen ftesave të mia për debat.

    Unë jam këtu dhe këtu do të mbetem, qoftë edhe nëse jam vetëm.

    E vërteta nuk i nënshtrohet votës!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!