×
  • Lajme
  • Lajme

    NATO: Për qasje në veri FSK duhet të na pyes neve, mbeshtesim dialogun Kosovë – Serbi

    Reporteri
    27 Shkurt 2020 | 13:55

    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, e publikoi një letër ku pretendon se Hashim Thaci tash President i Kosovës, në vitin 2013 në cilësinë e kryeministrit të Kosovës, ka bërë marrëveshje sekrete me NATO-on, që Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) nuk do të hyjë në veri të Kosovës, e banuar me shumicë serbe. Letrën kryeministri Kurti ia dërgoi kryetares së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ku mes tjerash Kurti ngre edhe çështjen e shkarkimit të Presidentit, nëse siç thotë “konstatohet se ai ka bërë shkelje kushtetuese”.


    Një veprim i tillë i Kurtit ka ngjallur habinë e të gjithëve, pasi një letër – këmbim i tillë nuk përbente marrëveshje dhe për më tepër se bëhej fjalë për një alet të Kosovës, e forcë që botërisht dihet se është autoriteti kryesor për paqëen në Kosovë. Po ashtu, një pajtim i tillë mes paleve nuk kishte qenë aspak sekret.

    Në një përgjigje për Reporteri.net, zyrtarë të NATO-s kanë konfirmuar se misioni i NATO-s nuk ka ndryshuar tash e 20 vjet. Një zyrtar i lartë i Aleancës Veri-atlantike ka thënë se çdo levizje e FSK-së në pjesën veriore të Kosovës kërkon një pajtim paraprak.

    “Misioni i KFOR-it ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në stabilitetin e Ballkanit Perendimor në 20 vitet e kaluara. Misioni ynë mbetet i pandryshuar, bazuar në në Rezolutën e Këshillit të Sigurimit 1244. Ne jemi atje që të mbajmë ambient të sigurtë për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë. Secila lëvizje e FSK-së në pjesën veriore të Kosovës kërkon njoftim paraprak dhe pajtim të Komandantit të KFOR-it”, ka thënë ky zyrtar i NATO-s.
    Kjo aleancë thekson se mbeshtetë një dialog mes Kosovës dhe Serbisë, për të gjetur një zgjidhje të qendrushme politike.

    “Për 20 vjet paqja dhe stabiliteti kanë qenë prioritet për NATO-n. Mandati ynë nuk ka ndryshuar, ne do të vazhdojme misionin paqëruajtës. NATO po ashtu mbështet rifillimin e dialogut sponzorizuar nga BE mes Prishtinës dhe Beogradit, si e vetmja zgjidhje e qendrueshme politike për rajonin”, ka thënë zyrtari i NATO-s.

    Shkëmbimi i letrave ndërmjet kryeministrit të atëhershëm dhe presidentit aktual, Hashim Thaçi dhe sekretarit të Përgjithshëm të atëhershëm të NATO-s, z. Anders Fogh Rasmussen është bërë me 19 prill të vitit 2013.

    Sot ndërkaq, kryeministri kosovar, Albin Kurti takoi Komandantin e KFOR-it, Michele Risi.
    Nuk janë dhënë informata nëse Kurtit i është sqaruar edhe një herë situata dhe ai është bindur se nuk bëhet fjalë për ndonjë marrëveshje ndërkombetare apo edhe sekrete./Reporteri

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!