×
  • Lajme
  • Lajme

    Gazeta gjermane: Në Kosovë po frynë erë e re që kur Albin Kurti erdhi në krye të “mullirit”

    Reporteri
    27 Shkurt 2020 | 15:29

    Qysh kur Albin Kurti ka ardhur në pushtet, padyshim që po frynë një erë e re në Kosovë, shkruan gazeta gjermane Frankfurter Allgemeine Cajtung.


    Pyetja e vetme është se cilën fuqi të erës mund ta përballojë kryeministri – i cili sapo ka ardhur në krye të mullirit të erës.

    Një prej gazetave kryesore në Gjermani, Frankfurter Allgemeine Cajtung, fillon analizën e saj të marrëdhënieve aktuale Kosovë-Serbi duke prezantuar shkurtimisht kryeministrin e ri të Kosovës, Albin Kurti, dhe duke kujtuar rolin e tij në bllokadën afatgjatë të jetës parlamentare të Kosovës, kur, si udhëheqës i opozitës, ai nuk u shmang nga përdorimi i gazit lotsjellës, transmeton Reporteri.net.

    “Që nga fillimi i shkurtit, Kurti ka marrë përsipër përgjegjësinë e drejtimit të qeverisë për herë të parë, dhe kjo është e qartë jo vetëm në Kosovë, por edhe në Beograd. Kryeministri i ri i Kosovës ka ashpërsuar marrëdhëniet me Serbinë”, shkruan gazetari Michael Martens për gazetën gjermane.

    Ai kujton se në fjalimin e tij të parë në parlament, Kurti njoftoi se marrëdhëniet me Serbinë do të zhvilloheshin duke ndjekur logjikën e reciprocitetit: ashtu si ata neve, edhe ne atyre.

    Kurti nuk ka sqaruar se si duhet të duket konkretisht kjo, por duke gjykuar nga politika e partisë së tij Vetëvendosje, disa aspekte janë tashmë të dukshme, shkruan ai.

    Gazetari Michael Martens përmend po ashtu edhe problemin e takës 100 përqind, të vendosur nga qeveria e paraardhësit të Kurtit, Ramush Haradinaj në nëntor të vitit 2018.

    Gazetari gjerman, megjithatë, dyshon se Kurti do të vërë në veprim idetë e tij, mbi të gjitha atë për reciprocitet.  Së pari dhe më e rëndësishmja, i dërguari special i Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ambasadori amerikan në Gjermani mund të ishte një pengesë, shkruan gazetari Michael Martens.

    Teksti i Frankfurter allgemeine cajtung përfundon se është e vështirë të imagjinohet që Kurti do të guxonte të binte ndesh me mbrojtësin më të rëndësishëm të Kosovës: “Por, patjetër që po fryn një erë e re në Kosovë qëkur Kurti erdhi në pushtet. Sidoqoftë, akoma nuk është e mundur të gjykohet se cilën forcë të erës mund ta përballojë kryeministri i ri. Ai tek së fundmi ka dalë në mulli”, shkruan gazeta gjermane. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!