×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti reagon për vrasjen e Kelmendit: 21 vjet pas luftës, askush nuk duhet të jetojë me frikë

    Reporteri
    27 Shkurt 2020 | 15:10

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar për vrasjen e ish-ushtarit të UÇK-së, Qerim Kelmendit gjatë natës së mbrëmshme. 


    Kurti ka thënë se 21 vjet pas luftës, në kohë të paqes, askush nuk duhet të jetojë me ndjenjën e frikës e sidomos ata që sakrifikuan më së shumti, shkruan Reporteri.net.

    Ai ka kërkuar nga Policia dhe prokuroria që të hetojnë vrasjen e Qerimit të cilën e ka quajtur vrasje mizore, që është më shumë sesa krim.

    “Herët nga ministria e pastaj nga mediat mësuam se është vrarë dhe djegur në makinën e tij, Qerim Kelmendi, ish ushtar i UÇK-së. 21 vjet pas luftës, në kohë të paqes, askush nuk duhet të jetojë me ndjenjën e frikës e sidomos ata që sakrifikuan më së shumti.

    Policia dhe prokuroria duhet ta hetojnë me gjithë kapacitetin e tyre këtë vrasje mizore që është më shumë se krim”, ka shkruar Kurti. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!