×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia e Kosovës jep detaje për përleshjen fizike ku ishte i përfshirë edhe Xhelal Sveçla

    Reporteri
    27 Shkurt 2020 | 17:17

    Gjatë ditës së sotme ka ndodhur një përleshje mes disa personave në një kafiteri të Prishtinës, ku ishte i pranishëm edhe zëvendës ministri Xhelal Sveçla.


    Mirëpo, policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me këtë ngjarje, shkruan Repoteri.net

    Zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha ka thënë për Reporteri.net se rasti ka ndodhur rreth orës 15:54 minuta, derisa, një 20-vjeçar ka sulmuar një person të mitur.

    Policia thotë se disa qytetarë të pranishëm kanë intervenuar që të ndalojnë këtë sulm.

    “Me datë 27.02.2020 në ora 15:54 min. Policia ka pranuar informacionin se ne rrugën “Fehmi Agani” te një lokal është një rrahje në progres, njesia policore ka dal menjëher në vend të ngjarjes , ku edhe kanë hasur në personin e dyshuar (viti i lindjes 2000), i cili dyshohet se ka sulmuar një person të moshes së re. Pas ketij sulmi disa persona/qytetarë të cilet kanë qenë afër lokacionit të incidentit kanë intervenuar që ta ndalojn këtë sulm. Raportohet se viktima është larguar nga vendi i ngjarjes dhe Policia është në proces te mbledhjes se të gjitha informacioneve relevante lidhur me kete rast. Pas raportimeve shtese do te njoftoheni per detajet tjera”, ka thënë Hoxha.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!