Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot do të ketë takime në Shtëpinë e Bardhë mësohet nga burime diplomatike.
Presidenca e Kosovës as nuk e konfirmoi dhe as nuk e mohoi një lajm të tillë.
Ndërkohë, Presidenti Thaçi u prit mbrëmë në Departamentit e Shtetit, ku zhvilloi takim edhe me zyrtarë të lartë.
Pasi pati biseda me sekretarin e shtetit, Mike Pompeo, Thaçi tha se është i lumtur që po sheh një angazhim maksimal të Amerikës.
Ndryshe, gjatë qëndrimit të tij në “White House”, Thaçi do të vazhdojë takimet me zyrtarët të lartë./Reporteri.net