×
  • Lajme
  • Lajme

    Enver Hoxhaj merr edhe një herë meritat për vendosjen e taksës, tash propozon që të hiqet

    Reporteri
    27 Shkurt 2020 | 18:28

    Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se interesi i Kosovës është i pandashëm me interesin nacional të Amerikës.


    Ai ka përsëritur faktin që ka qenë pjesë e Qeverisë që ka vendosur taksën, duke dashur të marrë sërish merita, shkruan Reporteri.net.

    Mirëpo, më pas ai ka kërkuar që taksa të hiqet dhe shton se nuk duhet të vendoset reciprociteti.

    Reagimi i plotë i Hoxhajt:

    Interesi shtetëror i Kosovës është i pandashëm me interesin nacional të SHBA-së. Qëllimi ynë është përmbyllja e shtetndërtimit!

    Si anëtar i qeverisë që kam propozuar tarifën, sot mendoj që ajo duhet të largohet dhe të mos vendoset as reciprociteti! Tarifa ka qenë mjet dhe jo qëllim! Qëllimi ynë është anëtarësimi i Kosovës në OKB dhe njohja ndërkombëtare! Tarifa ka qenë goditja jonë ndaj fushatës së Serbisë kundër njohjes së sovranitetit tonë!

    Çdoherë i kam besuar Amerikës dhe në asnjë mënyrë nuk duhet ta vëmë në pikëpyetje marrëdhënien e veçantë me partnerin më strategjik tonë dhe aleancën më të shenjtë! Hiqeni taksën dhe mos e vendosni reciprocitetin. Kërkesat dhe qëllimet tona përmbushen me mbështetjen e partnerëve tanë amerikanë e evropianë. Na duhet mençuri dhe vendosmëri për ta ngritë lartë flamurin e Kosovës në OKB, NATO dhe BE!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!