Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti propozoi sot heqjen e taksës për lëndën e parë nga Serbia, më 15 Mars.
Nëse Serbia ndalë fushatën negative, atëherë taksa hiqet krejt më 1 Prill. Nëse nuk ndalet Serbia, atëherë vendoset reciprociteti.
Por, ky vendim nuk është përkrahur nga LDK-ja.
Ata duan që taksa të hiqet menjëherë pasi këtë e duan partnerët amerikanë. Bile numri dy i Qeverisë, Avdullah Hoti konfirmoi se nuk ka koordinim mes paleve. Tha se nuk e votojnë një propozim të tillë.
“Nëse taksa hiqet nesër, ne të martën jemi në Shtëpinë e Bardhë për ta rifilluar dialogun”, është shprehur Hoti.
Hoti ka thënë se “Java tjetër është momentum në zhvillimin e dialogut”.
Por, e shtuna mund të jetë një ditë përcaktuese për fatin e taksës, dialogut dhe Qeverisë, shkruan Reporteri.
Edhe kryeministri Kurti dhe numri dy i saj, Avdullah Hoti kanë konfirmuar se të shtunën kabineti qeveritar do të mbajë një takim të përbashkët për ta harmonizuar programin dhe për të nxjerrë dakordime rreth proceseve të tjera.
Ndoshta këtu mund të ketë edhe një kthesë të madhe sa i përket qendrimeve në dialog e shumë procese të tjera, shkruan Reporteri.
Nëse palet nuk kanë pajtime, atëherë mund të ndodhë që LDK-ja del nga Qeveria dhe më pastaj do të shohim nëse vendi shkon në zgjedhje apo formohet ndonjë qeveri e unitetit kombëtar.
Reporteri.net