Kryetarja e Parlamentit të Kosovës, Vjosa Osmani, sot do të qëndrojë në Komunën e Pejës.
Osmani do të pritet nga kryetari i kësaj komune, Gazmend Muhaxheri.
Kjo vizitë ka për qëllim njohjen nga afër të punës së kryetarit të Pejës, planet dhe sfidat në qeverisjes komunale.
Me këtë rast do të realizohen edhe dy vizita në dy shkolla ku janë duke kryer projekte të rëndësishme për rritjen e cilësisë më arsim.
Osmani do të vizitojë shkollën e arteve “Odhise Paskali” dhe shkollën fillore “Asdreni”.
Pas këtyre vizitave, Osmani dhe Muhaxheri do të marrin pjesë në inaugurimin e shtatores së kampiones olimpike Majlinda Kelmendi, raporton KP. Me këtë rast, të dy protagonistët e takimit do të deklarohen shkurtimisht para mediave./Reporteri/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.