Arsenali mbrëmë u eliminua nga Olympiakosi në Europa Ligë
Ndeshjen e parë londinezët e kishin fituar 1-0 në Greqi, por në përballjen e dytë, u mposhtën në shtëpi me rezultat 2-1, me një gol të pranuar në minutën e 119-të, shkruan Reporteri.net
Aubameyang humbi një rast të sigurt për gol në sekondat e fundit të ndeshjes, dhe këtë e përjetoi mjaft rëndë sulmuesi nga Gaboni.
Auba i pikëlluar me rastin e humbur që i kushtoi me eliminim Arsenalit filloi të qante pas ndeshjes.
“Shumë, shumë i zhgënjyer. Çfarë të them? Ndihem vërtet keq. Mund të ndodh, por më të vërtetë nuk e di si kam dështuar,” ka thënë Auba pas ndeshjes.
Lotët e tij janë bërë temë edhe në rrjetet sociale, ku është duke u komentuar me të madhe huqja e sulmuesit të Arsenalit. /Reporteri.net/
After the shit they gave us losing to the probable CL winners; then them losing to a@pub side, I’ll never forget Aubameyang crying with joy over a winning goal that never was ?
Revenge is sooo sweet my Blues brothers, it don’t get any better than this
pic.twitter.com/2t5czHo88L— Flying High (@Champblueboy) February 27, 2020
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.