×
  • Sport
  • Sport

    Përurohet statuja e çikës së artë të Kosovës, Majlinda Kelmendit

    Reporteri
    28 Shkurt 2020 | 11:39

    Para pak minutash është përuruar statuja e Majlinda Kelemndit në Pejë


    Mbretëresha e xhudos që solli shumë medalje vendit tonë, sot iu është përuruar statuja në qytetin e saj të lindjes, në Pejë, shkruan Reporteri.net

    Ajo u shpreh shumë e lumtur dhe e ka cilësuar këtë ditë si historike.

    “Sot është një ditë historike jo vec për juve, besomëni që qysh jeni tu e përjetu ju unë jam tu e përjetu dy herë ma shumë. Kam shumë emocione, faleminderit shumë që keni ardh,” ka thënë Kelmendi.

    “Po besoj që kjo statujë ka me i motivu shumë fëmijë në Kosovë edhe ka me i bind që ata kanë me arrit suksese si njëjtë si unë. Unë gjithçka kom fillu prej këtij vendi të vogël edhe i kom arrit majat botërore,”. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!