×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri Arben Vitia e pranon se ka punësuar vëllain e deputetit të VV-së

    Reporteri
    28 Shkurt 2020 | 11:34

    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia që vjen nga Vetëvendosje, e ka pranuar raportimet se ka punësuar vëllain e Fitim Ukës, deputetit të VV’së si këshilltar.


    Ministri Vitia e ka pranuar sot në Komisionin Parlamentar për Shëndetësi, derisa është pyetur nga deputetë për punësimin e Sami Ukës si këshilltar i tij.

    Vitia e ka pranuar këtë dhe ka treguar se ka emëruar si këshilltar të tij me të marrë postin e ministrit.

    Sami Uka, nuk mban vetëm këtë pozitë, ai është edhe mjek familjar dhe mban pozitën e Kryeshefit në QKMF’së në Prishtinë, shkruan Gazeta Metro.

    Po ashtu Vitia është pyetur nga Komisioni për Shëndetësi për programin e munguar qeveritar.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!